Pacientët & Vizitorët Qëndrimi juaj

Qëndrimi juaj

Qëndrimi juaj

Si hap të parë të vizitës suaj, ju këshillojmë me këmbëngulje që të kontaktoni me koordinatorët tanë për të caktuar një takim ose për të sqaruar ndonjë nga shqetësimet tuaja lidhur me vizitën tuaj.

Kliko këtu për të na kontaktuar.

Para vizitës tuaj, Departamenti i Programeve për Pacientët Ndërkombëtarë do të jetë përgjegjës për sigurimin e planeve të parashikuara të trajtimit dhe për vlerësimin e kostos. Do t’ju ndihmojë në caktimin e takimit, shërbimeve të përkthimit, transportit, strehimit si dhe do t’ju ndihmojë në procesin e verifikimit të sigurimeve për të këshilluar pacientët me tarifat dhe shpenzimet shtesë.

Ju lutemi të sillni me vete dokumentacionin e mëposhtëm, kur të vizitoni spitalet tona:

  • Pasaportën tuaj ose kartën e identitetit
  • Nëse kërkohet, informacion mjekësor dhe grafi të dhëna nga mjeku juaj
  • Nëse kërkohet, një listë të barnave dhe suplementet dietike
  • Nëse është e aplikueshme, informacion për sigurimin tuaj

Të gjithë mjekët tanë janë unikë dhe të vlefshëm në fushën e tyre. Kërkesat ndërkombëtare për trajtim vlerësohen nga një ekip shumë disiplinor. Mjekët përzgjidhen për secilin rast nga drejtorët tanë mjekësorë të Institucioneve për Kujdesin Shëndetësor Koç. Edhe pse disa raste kërkojnë këshillim nga mjeku për të përcaktuar kostot, në shumicën e rasteve vlerësimet e faturës përfundimtare do t’u ofrohen pacientëve para trajtimit.

Për të marrë një vlerësim paraprak në lidhje me trajtimin tuaj, kërkohet:

  • Raportet mjekësore, grafi / Skaner CT / MRI, mostrat/raportet patologjike, epikriza e daljes nga spitali
  • Gjendja aktuale dhe/ose ankesat
  • A jeni në gjendje të udhëtoni?
  • A keni ndonjë sëmundje të mëparshme që duhet ta dimë?

Për kërkesa, pyetje dhe/ose shqetësime, ju lutemi na kontaktoni.

Kërkesat tuaja do të shqyrtohen dhe do të merrni përgjigje brenda 24 orëve

Na Kontaktoni