Fusha Akademike

Fusha Akademike

Fusha Akademike

Universiteti Koç

Universiteti Koç u themelua në vitin 1993 si një universitet privat jofitimprurës në Stamboll, Turqi. Universiteti Koç përpiqet të jetë një qendër ekselence, i cila ka arritur të sigurojë një edukimi të nivelit botëror për studentët e tij, duke krijuar njohuri të reja nëpërmjet hulumtimit në fakultetet e tij, duke aplikuar njohuritë e fituara për të mirën e shoqërisë dhe pajisjen e studentëve të tij me ndjenjën më të lartë të etikës, përgjegjësinë sociale dhe qytetarinë e mirë.

Shkolla e Mjekësisë pranë Universitetit Koç

Si një nga shkollat më të reja të mjekësisë në Turqi filluam vitin tonë të parë akademik në vitin 2010 - 2011. Qëllimi ynë është të trajnojmë studentët e Shkollës së Mjekësisë pranë Universitetit Koç si mjekë, të cilët merren me problemet shëndetësore të shekullit 21, të cilët mund të prodhojnë zgjidhje mjekësore nën drejtimin e shkencës.

Shkolla e Infermierisë pranë Universitetit Koç

Misioni i SHIUK është të edukojë infermierë drejtues në një nivel me standardet universale, të dedikuar për të mësuar gjatë gjithë jetës, vlerat etike dhe të drejtat e njeriut, që kanë një komunikim efektiv, janë të aftë për zgjidhjen e problemeve dhe kanë aftësitë kërkimore e mund t’u përgjigjen kërkesave shëndetësore të një shoqërie moderne në ndryshim dhe avancimit teknologjik të vazhdueshëm.

Na Kontaktoni