Pacientët & Vizitorët Shërbimet për Pacientët Ndërkombëtare Ambientet tona

Ambientet tona

Të gjitha dhomat tona janë të pajisura me një tualet privat, TV kabllor me kanale kombëtare dhe ndërkombëtare, WiFi dhe një kasafortë elektronike. Shërbimet e ushqimit janë të dizajnuara në përputhje me gjendjen e pacientit. Shoqëruesve të pacientit (mikut ose anëtarit të familjes) iu ofrohen gjithashtu një shumëllojshmëri opsionesh për vakte dhe/ose snacks në kafenetë dhe restorantet tona.

 

  • Shërbimet në dhomë

Sistem i thirrjes së infermiereve
Ju mund të komunikoni me infermieret me anë të sistemit në panelin që gjendet pranë shtratit tuaj dhe gjithashtu nga tualeti juaj.

Ushqimi i pacientit dhe i shoqëruesit të pacientit
Dieta juaj është një pjesë e madhe e trajtimit tuaj dhe ushqimi juaj do të përgatitet nga dietologët tanë sipas planit dhe nevojave të trajtimit tuaj. Pacientët dhe ushqimet e shoqëruesve të tyre shërbehen në dhomën e pacientit dhe tabakaja e boshatisur merret në kohën më të përshtatshme.

Telefoni
Numri i telefonit në dhomën tuaj është i njëjtë me numrin e derës së dhomës. Ju mund të shtypni 9 për të bërë një telefonatë dhe 0 për t’u lidhur me operatorin. Të gjitha shpenzimet e thirrjeve telefonike të bëra për tu lidhur me jashtë spitalit do të shtohen në tarifën tuaj.

Televizioni
TV në dhomën tuaj ka 44 kanale vendase dhe të huaja. Ju gjithashtu mund t’i kërkoni infermieres tuaj që një DVD player të vendoset në dhomën tuaj.

Interneti
Shërbimi falas i internetit është i disponueshëm në dhomat e pacientëve tanë.

Frigoriferi
Brenda gardërobës në dhomën tuaj gjendet një mini-frigorifer për përdorim personal.

Pajisje elektrike dhe ndriçimi
Ju mund të përdorni prizat në dhomën tuaj dhe në tualet për pajisjet elektronike që keni me vete. Ju mund të kontrolloni ndriçimin me telekomandë në panelin tuaj anësor ose nëpërmjet butonave pranë hyrjes së dhomës tuaj.

Sistemi i ajrimit
Ju mund të kontrolloni temperaturën e dhomës dhe shpejtësinë e kondicionerit me anë të telekomandës së montuar në mur pranë hyrjes së dhomës tuaj.

Siguria
Brenda gardërobës suaj gjendet një kasafortë elektronike për të ruajtur para, dokumente të rëndësishme dhe gjëra me vlerë për ju.

Dritaret
Për sigurinë e pacientëve tanë dritaret në dhomat e pacientëve mund të hapen 10 centimetra.

Shtrati i pacientit
Shtretër të rregulluar plotësisht dhe të drejtuar në mënyrë elektronike për të rregulluar pozicionin e shtratit, dritat dhe temperaturën e dhomës si dhe me sistemin e thirrjes së infermierëve.

 

  • Shërbime të Përgjithshme

Të gjitha spitalet tona janë të pajisura me departamentin e të dhënave mjekësore, kioska të shitjes së gazetave, dhomë lulesh, ekip për sigurinë, ATM, parukier etj. për ta bërë qëndrimin tuaj më të rehatshëm.

Dokumente mjekësore
Gjatë qëndrimit tuaj në spital, diagnoza, epikriza (një studim kritik ose analitik, vlerësim, ose përmbledhje e historisë së rastit mjekësor) dhe përmbledhja e trajtimit tuaj do t’ju jepet nga sekretari për regjistrimet mjekësore.

Dhoma e luleve
Lulet e dërguara nga të afërmit mund të shkaktojë infeksione ose alergji për shkak të mikroorganizmave që ato mbajnë. Përveç kësaj, lulet që ju vendosni jashtë dhomës tuaj mund të bllokojnë daljet nga spitali gjatë zjarreve ose tërmeteve. Për shkak të këtyre rreziqeve, lulet nuk pranohen në dhomat e pacientit. Lulet tuaja do të mbahen në emrin tuaj në dhomën tonë të luleve, e cila ndodhet në katin përdhes dhe informacioni i dërguesit do të dërgohet në dhomën tuaj. Ju mund t’i merrni lulet tuaja pas daljes nga spitali.

Siguria
Rojet e sigurisë janë në detyrë, 24 orë dhe 7 ditë në të gjitha institucionet tona.

Parukieria
Ne kemi një parukier pa pagesë për pacientët tanë dhe me një pagesë të vogël për të afërmit e tyre.

Parkimi
Ju mund të parkoni automjetin tuaj shpejt dhe pa probleme në zonën tonë të parkimit.

Gazetat
Gazetat dhe revistat shiten çdo mëngjes jashtë dhomës suaj.

ATM / Banka
Në katin përdhes të spitaleve tona gjendet një bankomat (ATM), i disponueshëm. 

Na Kontaktoni