Pacientët & Vizitorët Shërbimet për Pacientët Ndërkombëtare Ekipi i Trajtimit dhe Kujdesit

Ekipi i Trajtimit dhe Kujdesit

Ne kemi krijuar një ekip profesionistësh shëndetësorë për të mbështetur mjekët dhe infermierët tanë për trajtimin, rehatinë dhe paqen e mendjes suaj.

Mjekët

Ne ofrojmë një qasje të shumë disiplinave ndaj trajtimit dhe kujdesit gjatë qëndrimit tuaj, prandaj mjekë të shumtë do të kujdesen për ju. Megjithatë, mjeku që ju keni konsultuar fillimisht do të jetë mjeku kryesor përgjegjës për ju. Mjeku që miraton shtrimin tuaj organizon dhe ndjek trajtimin tuaj. Nëse mjeku juaj është duke trajtuar një pacient tjetër ose nëse ndodhet jashtë spitalit, mjekët e katit tuaj do të ndjekin mjekimin tuaj. Mjekët tanë të katit janë në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë në javë; kështu që ndjekja juaj do të kryhet siç është planifikuar pa asnjë ndërprerje. Pasi të jeni vendosur në dhomën tuaj, mjekët e katit do të bëjnë vizitën e tyre të parë në dhomën tuaj, do të shqyrtojnë të dhënat tuaja mjekësore dhe do të shqyrtojnë medikamentet që keni përdorur më parë. Gjatë qëndrimit tuaj mjekimi dhe dieta do të jenë të bazuara në trajtimin tuaj. Mjekët tanë të katit do të bashkëpunojnë me mjekun tuaj në çdo hap të procesit tuaj.

Infermieret

Infermieret tona të katit janë përgjegjëse për kujdesin tuaj këtu. Kur ju të kaloni në dhomën tuaj, infermieret do të prezantohen dhe do t’ju japin informacion të përgjithshëm.

Farmacistët

Farmacistët tanë ndihmojnë mjekët dhe infermieret që të organizojnë ilaçet tuaja. Roli i tyre është përcaktimi i dozave të ilaçeve dhe marrja e masave të nevojshme për një trajtim të sigurt.

Dietologët

Dietologët tanë bashkëpunojnë me mjekun tuaj për nevojat tuaja të trajtimit dhe planifikojnë një dietë të përshtatshme. Kjo dietë do të shërbehet në dhomën tuaj gjatë qëndrimit tuaj tek ne.

Laboratori

Mjeku juaj mund të kërkojë disa analiza gjatë fazës së konsultimit për të vlerësuar më mirë situatën tuaj. Ju do të merrni rezultatet laboratorike në ditën e hyrjes në spital dhe këto rezultate do të konsultohen me ekipin që kujdeset për ju për të ofruar një trajtim më të plotë.

Ambulancat

Ne disponojmë ambulanca dhe helikopterë spitalorë të gatshëm për transferimin e pacientëve në rast se është e nevojshme.

Njësia e kujdesit intensiv

Në spitalet tona, dhomat e Njësisë së Kujdesit Intensiv janë të dizajnuara të jenë individuale. Ju nuk do të duhet të ndani dhomën me pacientët e tjerë të reanimacionit, por do të keni një dhomë reanimacioni të dedikuar vetëm për ju, e cila monitorohet nga specialistët tanë dhe pajisje mjekësore të fjalë së fundit 24/7.

Na Kontaktoni