Shëndeti i Gruas

Shëndeti i Gruas

Shëndeti i Gruas

Ne në Qendrën për Shëndetin e Gruas pranë Institucioneve Koç për Kujdesin Shëndetësor përpiqemi t’ju sjellim më të mirën që ofron mjekësia moderne për pacientët tanë. Kjo përfshin një shumëllojshmëri shërbimesh që variojnë nga shqyrtimi i potencialit të lartë të fertilitetit të femrave në të ardhmen, kancerin, sëmundjet e gjirit dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme, deri në trajtimin e kancerit gjinekologjik, problemet komplekse të fertilitetit dhe menaxhimin e shtatzënive me rrezik të lartë.

Qëndra për Shëndetin e Gruas është themeluar në vitin 1996 dhe ka ardhur duke u  zhvilluar deri në ditët e sotme. Ne u ofrojmë pacienteve tona shërbime të përditësuara dhe të bazuara në fakte për fushat e fertilitetit, maternitetit, uro-gjinekologjisë dhe onkologjisë, me një personel të përkushtuar dhe të arsimuar dhe me pajisje moderne. Ekipi ynë përbëhet nga mjekë dhe shkencëtarë të njohur botërisht, të cilët kanë botuar gjerësisht në revista ndërkombëtare, kanë dhënë leksione, dhe kanë kryer operacione live nëpër mbledhje pune. Ne jemi të përkushtuar për të përmbushur nevojat mjekësore unike dhe të ndryshueshme të femrave dhe për t’i ndihmuar ato që të ruajnë dhe përmirësojnë shëndetin e tyre.

Ambientet e Kujdesit Shëndetësor Koç janë të vendosura në tre vende të ndryshme strategjike në Stamboll, i cili është një qendër e madhe për fluturime ndërkombëtare nga e gjithë bota. Spitali Amerikan është institucioni më i vjetër dhe më i respektuar i kujdesit privat në Turqi, ndërsa Spitali Universitar i ri Koç është një institucion shumë modern akademik që tashmë ka punësuar studentët dhe mjekët e rinj nga vendi për arsimim mjekësor dhe rezidencial. Gjithsej me mbi 600 shtretër spitalorë, me njësitë për kujdesin intensiv për fëmijë dhe për të rritur, me 24 dhoma operative dhe me një laborator të pajisur plotësisht mund të përmbushim dhe të tejkalojmë qëllimet tona dhe pritshmërinë e pacientëve tanë.

Faqja jonë e internetit ka për qëllim të sjellë tek ju atë që Qendra jonë për Shëndetin e Gruas ka për të ofruar në aspektin e këshillimit, shqyrtimit dhe trajtimit për të gjitha problemet tuaja lidhur me shëndetin e gruas. Ju mund të na kontaktoni me postë ose me telefon për të gjitha problemet dhe pyetjet tuaja.

Dr. Bülent Urman

Fushat e Kujdesit

Fushat e Kujdesit

Programe të veçanta

Programe të veçanta

Fusha Akademike

Fusha Akademike

Video

Na Kontaktoni