Linja e Shërbimit tonë të Urologjisë njihet për përsosmërinë e saj në kujdesin ndaj pacientit. Specialistët tanë të urologjisë dhe nefrologjisë bashkëpunojnë shumë ngushtë me njeri-tjetrin për trajtimin që nga problemet e zakonshme dhe deri tek rastet e komplikuara kirurgjikale. Ata përdorin teknologjinë dhe trajtimin mjekësor më të avancuar të kohës duke bërë më të mirën e mundshme për pacientin. Ekipi ynë, i cili ka një eksperiencë të gjatë pune, pasi përcakton burimin e simptomave tuaja do të përgatisë planin e trajtimit.
Shërbimet/ procedurat tona të përparuara përfshijnë:
Ne ofrojmë Kirurgji mini-invazive, Kirurgji Laparaskopike dhe Kirurgji Robotike, Kirurgji me Lazer Green Light. Gjithashtu ofrojmë Echo të Vezikës së Urinës, Urodinaminë, Cistoskopinë, Vlerësimin Urodinamik, Lithotripsinë me Ultratinguj, Testin e Antigjenit Specifik të Prostatës (PSA).