Pneumologjia

Pneumologjia

Pneumologjia

Pneumologjia, Kirurgjia Torakale dhe Njësia e Alergjisë ofrojnë diagnostikim dhe trajtim për sëmundjet e frymëmarrjes duke përfshirë:

  • Sëmundjet kronike të frymëmarrjes: astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD), bronkektazi, kollë kronike ose e vazhdueshme dhe insuficienca kronike e frymëmarrjes
  • Infeksionet respiratore akute ose kronike: bronkiti, pneumonia, tuberkulozi
  • Çrregullime respiratore akute ose kronike, marrja e frymës
  • Kanceri i mushkërive dhe tumoret beninje të mushkërive
  • Sëmundjet intersticiale të mushkërive
  • Sëmundjet e enëve të gjakut në pulmone: embolizëm pulmonar, hipertension pulmonar çrregullime të frymëmarrjes që lidhen me gjumin: apnea e gjumit; sindromi i hipoventilimit të obezitetit;
  • Tumoret dytësore të mushkërive (metastazat nga tumoret e tjerë)
  • Sëmundjet e pleurës.
  • Tumoret mediastinale
  • Tumoret e ezofagut
  • Tumoret e murit të kraharorit
  • Trauma të gjoksit
  • Hyperhidrosis (ënjtje e duarve dhe sqetullave)
  • Deformimet e murit të gjoksit (kraharori fuçi/ si pëllumb)
  • Sëmundjet e diafragmës

Linja jonë e shërbimit të pneumologjisë përfshin gjithashtu një Klinikë për Lënien e Duhanit.

Linja e shërbimit të pneumologjisë shërben si një bashkëbisedues në mes të departamenteve të ndryshme që kërkon bashkëpunimin në baza ditore të kirurgëve torakal, onkologëve, specialistëve ORL, kardiologëve dhe të shumë specialistëve të tjerë.

Në mënyrë të ngjashme, kirurgjia e toraksit luan një rol qendror në trajtimin e kancerit. Kështu kirurgët e toraksit punojnë në bashkëpunim me onkologët mjekësorë dhe radiologë, pneumologët, patologët dhe specialistët e mjekësisë bërthamore.

Na Kontaktoni