Programi ynë bashkëpunon me specialistë nga Kirurgjia e Përgjithshme, Gastroenterologjia, Radiologjia dhe Radiologjia Ndërhyrëse, si dhe Anestezia.
Programi ynë ofron një gamë të plotë të kujdesit mjekësor dhe kirurgjikal nëpërmjet ekipit me përvojë.
- Sëmundjet beninje dhe malinje të mëlçisë, pankreasit dhe traktit biliar
- Sëmundjet beninje dhe malinje të traktit GI (ezofagu, stomaku, zorrët dhe zorra e trashë)
- Sëmundjet inflamatore të zorrëve
- Çrregullimet e lëvizshmërisë gastrointestinale
- Sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë dhe cirroza
Ekzaminimi dhe mbikëqyrja për zbulimin e hershëm:
- Endoskopia
- Kolonoskopia
- Kolonoskopia virtuale
- Endoskopia e kapsulës
Trajtime ndërhyrëse:
- Biopsi e udhëzuar me Eko Endoskopike
- Kolangio-pankreatografia Endoskopike retrograde
- Vendosja e stendës për tumoret dhe ngushtimet gastrointestinale dhe biliare
- Procedurat ablazive endoskopike (rezektimi endoskopik i mukozës, koagulimi i plazmës së argonit, ablacioni radiofrekuent endoskopik)
- Enteroskopi
- Drenim biliar përmes lëkurës (perkutan)
- Ablacioni përmes lëkurës (perkutan) me radio frekuencë
Linja jonë e shërbimit ofron opsionet më të avancuara kirurgjikale të disponueshme si kirurgjia laparoskopike, operacionet laparoskopike me prerje të vetme, procedurat endoskopike pa prerje, kirurgjia robotike, duke u përshtatur lehtësisht me teknologjitë në zhvillim të botës mjekësore.