Pacientët & Vizitorët Shërbimet për Pacientët Ndërkombëtare Shërbimet tona

Shërbimet tona

Ne jemi për t’ju shërbyer gjatë gjithë fazave të trajtimit tuaj, në gjuhën tuaj, duke filluar nga kërkesat fillestare, pyetjet si dhe shqetësimet rreth trajtimit mjekësor. Për të lehtësuar procesin e trajtimit në një vend të huaj, programi ynë i mbështetjes fillon që para ardhjes tuaj, për të siguruar që jeni plotësisht të informuar për shërbimin tonë.

Pacientët që vijnë nga jashtë shtetit priten në aeroport dhe transferohen në spital me shoferë privat. Komunikimi nuk do të jetë asnjëherë pengesë gjatë qëndrimit tuaj. Të gjithë mjekët tanë kanë njohuri akademike dhe flasin rrjedhshëm gjuhen angleze. Për më tepër, do t’ju caktohet një asistent personal falas që do t’ju ndihmojë në gjuhën tuaj gjatë qëndrimit në spital, duke ju ndihmuar për të gjitha nevojat tuaja.

Spitalet tona mendojnë për nevojat tuaja individuale duke planifikuar kujdesin dhe trajtimin tuaj. Ne organizojmë kur është e mundur duke marrë parasysh gjëra të tilla si mosha juaj, aftësia e kufizuar, gjinia, identiteti gjinor, raca, feja, besimi ose seksualiteti. Ofrojnë një gamë të gjerë të dhomave private, suita dhe suita të vogla të dizajnuara për komoditetin e pacientëve tanë dhe të afërmve të tyre.

Para vizitës tuaj, Departamenti i Programeve për Pacientët Ndërkombëtare do t’ju ofrojë informacione të detajuara në lidhje me planet e parashikuara të trajtimit, vlerësimet e kostos, caktimin e orareve të takimeve, shërbimet e përkthimit, transportin, akomodimin dhe përshtatshmërinë e sigurimeve.

Na Kontaktoni