Fusha Akademike Qendra e Mësimit të Avancuar

Qendra e Mësimit të Avancuar
Qendra e Mësimit të Avancuar

Qendra e Mësimit të Avancuar

Qendra e Mësimit të Avancuar pranë Kujdesit Shëndetësor Koç është e dedikuar jo vetëm për tu shërbyer studentëve të mjekësisë dhe infermierisë pranë Universitetit Koç dhe profesionistëve të mjekësisë të Kujdesit Shëndetësor Koç por edhe gjithë rajonit, për të përmirësuar kujdesin shëndetësor nëpërmjet simulimit dhe qasjeve të avancuara të të mësuarit.

Përdorimi i simulimit në edukimin e kujdesit shëndetësor lidh mësimin konvencional në klasë me eksperiencën klinike në jetën reale. Qëllimi kryesor i simulimit në kujdesin shëndetësor është reduktimi i gabimeve mjekësore të shmangshme që lidhen me faktorët njerëzorë. Nëse kryhet në një mjedis të sigurt mësimor, simulimi në kujdesin shëndetësor mund të variojë nga ushtrimi i aftësive teknike relativisht të thjeshta siç janë kryerja e injeksioneve deri në teknika më komplekse siç është kateterizimi i zemrës. Simulimi mund të përqendrohet gjithashtu në përmirësimin e aftësive jo-teknike të dikujt, si vendimmarrja, udhëheqja, puna efektive në ekipi dhe aftësitë në komunikim.

Gjatë katër dekadave të fundit, Ekzaminimi Klinik i Strukturuar Objektiv (OSCE) është bërë standard i artë për vlerësimin e kompetencës klinike. Më shumë se 1,000 punë kërkimore janë botuar në OSCE dhe janë përfituar njohuri të konsiderueshme në lidhje me rezultatet e të mësuarit të cilat mund të vlerësohen.

Pacientët e standardizuar (SPs), aktorë që janë trajnuar në mënyrë specifike për të kryer një skenar të standardizuar të një ndërveprimi mjek-pacient dhe OSCE-ja merr një pjesë në rritjen e edukimit bashkëkohor të profesioneve shëndetësore në të gjitha disiplinat dhe në të gjithë vazhdimësinë e edukimit shëndetësor. Ato janë mjetet kyçe të edukimit si për një mësimdhënie me cilësi të lartë po ashtu dhe për vlerësimin e aftësive klinike.

Trajnuesit me detyra të pjesshme dhe manekinët gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në simulimin dhe edukimin në kujdesin shëndetësor. Trajnuesit e detyrave lejojnë praktikimin e përsëritur të aftësive individuale duke siguruar zhvillimin e besimit dhe kompetencës. Trajnimi me bazë manekinin i vendos pjesëmarrësit në një mjedis realist klinik ose jo-klinik me një manekin dhe u mundëson atyre të mësojnë prej skenarëve të paracaktuar. Mësimet e nxjerra nga simulimi i bazuar me manekin janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit të kujdesit shëndetësor dhe dhënien e kujdesit ndaj pacientëve në të ardhmen.

Na Kontaktoni